Endriti Thaçi publikon fotografi me nënën, tregon se kanë takuar edhe ish-presidentin në Hagë
Publikuar:
(05.09.2021 11:20:24)

Endrit Thaçi ka konfirmuar se së bashku me nënë e tij e kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë.
Endriti përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se pret me padurim që babi i tij të vijë në Kosovë.
“Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsëri, në Kosovën që aq shumë e don”, ka shkruar ai.

Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë, pasi që akuzohet për “Krime luftë”.
Bashkë më të janë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi./SHQIP.com