Endrit Thaçi feston ditëlindjen larg babait, emocionon me fjalët
Publikuar:
(13.04.2022 17:28:44)

Endrit Thaçi feston sot ditëlindjen, këtë e ka bërë të ditur vet ai në rrjetet sociale.
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka treguar se sot feston ditëlindjen e tij të 23-të.
Ai pranoi urime të shumta me këtë rast, por nuk mungoi as urimi i ish-presidentit nga Haga.
“Në ditën kur linda ishte kohë luftë , babain nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë. Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar Endriti sipër imazhit që ka postuar bashkë me të atin.
Endriti është djali i vetëm i Hashim dhe Lumnije Thaçit./Shqip.com
