Lajme

Endrit Thaçi: Babë, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet

Hashim dhe Endrit Thaçi.

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Thaçi përmes një video ka kujtuar momentin kur babai i tij, ka shpallur pavarësinë e vendit.

“Babë, sot e kësaj dite me ndalet zemra kur të shohë duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndalë më 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët”, thuhet në postimin e Endrit Thaçit.

Postimi i Endrit Thaçit

Ndryshe, ish presidenti Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur nga Specialja, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë./Shqip.com