ENCE me vështirësi mposhtë Bad News Eagles, në Mapin e parë
Publikuar:
(11.05.2022 19:43:27)

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është mposhtu nga ENCE në PGL Antwerp Major në ndeshjen e parë.
ENCE është e treta në renditjen botërore, por BNE pati një paraqitje fantastike.
Pas një fillimi mjaft të keq 12:3 me raunde ekipi nga Kosova bënë të pamundurën dhe u rikthyen në lojë.
Ata arritën ta barazonin rezultatin në 13:13, por në dy raundet e fundit ishin të pafat dhe në fund u mposhtën me rezultat 16:13.
Ekipi që triumfon në dy map-a, e fiton komplet ndeshjen dhe kualifikohet në Legends Stage.
Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.
Momentalisht, ekipi kosovar ka dy fitore dhe një humbje./Shqip.com