Enca tregon se do të festojë ditëlindjen në Dubai

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, nesër (martë) feston ditëlindjen e 26-të.
Artistja e cila numëron shumë hite në karrierë çdo herë feston ditëlindjen në destinacione të ndryshme.
Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar që këtë ditëlindje do të festojnë në Dubai dhe është shumë e emocionuar.
“Dubai po vij”, ka qenë përshkrimi i njërit prej imazheve që ka publikuar në InstaStory.
Megjithatë, artistja e njohur nuk ka zbuluar akoma se çfarë ka përgatitur apo se çfarë do bëjë për këtë ditëlindje, por siç duket do të jetë një festë e veçantë.

Enca nga ana tjetër ka paralajmëruar disa këngë që ka punuar , pasi këtë verë nuk ka qenë e angazhuar me koncerte për shkak se dëshironte që t’i kushtonte kohë vetës.
“Rakia” dhe “Suavele” mbeten projektet e fundit që u pritën mirë nga fansat e publiku me miliona klikime në platformat muzikore./SHQIP.com