Enca thumbon kolegët për klikimet në youtube
Publikuar:
(23.07.2022 17:15:13)

Këngëtarja Enca nuk beson se klikimet në këngët e kolegëve të saj në kanalin zyrtar youtube janë të vërteta.
Me anë të një instasorie ajo nuk ka hezituar t’i thumbojë ata.
“Pun pun nat e dit që viewsat me i rrit”, ka shkruar këngëtarja duke e shoqëruar me një emoi për t’iu uruar fat në këtë drejtim.

Përndryshe Enca ka kohë që nuk ka sjellë projekt të ri muzikor, ” Suavele” mbetet projekti i fundit i saj.
Në anën tjetër artistja shqiptare muaj më parë ka treguar se është bërë banore rezidente në Dubai./Shqip.com