Rozë

Enca flet për skandalin “Dubai Porta Potty”: Nuk është e lehtë të gjesh sheik në Dubai

Enca Haxhiu është një nga këngëtaret shqiptare emri i të cilës përmendet më së shumti në mediat rozë.

Së fundmi edhe ajo është përfshirë në skandalin “Dubai Porta Potty”, gjë që e kishte nxitë reagimin e saj.

Pas jetës luksoze që po bën si rezidente në Dubai, emri saj vazhdon të lakohet në mediat rozë.

Mbrëmjen e kaluar ajo ishte e ftuar tek “Goca dhe Gra”, ku edhe ka folur lidhur me këtë çështje.

Këngëtarja tha se këto gjëra mund të ndodhin edhe në Shqipëri e në vende të tjera, nuk është nevoja të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk është e lehtë që të gjesh një sheik atje.

“Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon. Nuk domethënë që duhet të bash gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare. Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë, bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë. Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thonin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshje tradicionale janë sheikë.”, është shprehur këngëtarja.

Ndryshe, Enca mbrëmë është rikthyer me një projekt muzikor të titulluar “Kalle” në bashkëpunim me reperin kurd Navid Zardi./Shqip.com