EMRI/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve
Publikuar:
(13.03.2024 14:51:21)

Pas largimit të Admir Abrijës, është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve.
Mësohet se në këtë detyrë është emëruar Klevis Qose.
Ky i fundit, në fillim të Dhjetorit 2023, u emërua si drejtor i Shërbimit të Provës.
Më herët, Klevis Qose ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
/Shqip.com