EMRAT/ Publikohet lista e mbyllur e PD për Qarkun e Tiranës, kryesohet nga Sali Berisha

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën.
Jashtë listës së mbyllur të Tiranës mbeten Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, të cilat janë propozuar të lihen në listën e hapur. Pavarësisht nga vota e primareve të 1 marsit ku Çupi dhe Jabaku ishin ndër më të votuarat, sërish Kryesia e PD ka vendosur t’i spostojë në vendet e pasigurta, përtej listës me 12 vendet e mbyllura.
Emrat e propozuar për Tiranën janë:
-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Këlliçi
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu
-Mesila Doda
-Tedi Blushi
Lista e Hapur për Tiranën
Dhurata Çupi
Jorida Tabaku
Grigels Muçollari
Dorjan Teliti
Ilir Alimehmeti
Ilir Meta
Shpëtim Idrizi
/Shqip.com