EMRAT/ Ekzekutohen 3 persona në Memaliaj. Viktimat ishin në një lokal kur u qëlluan me kallashnikov

Një ngjarje tronditëse është regjistruar orët e vona të së shtunës në Memaliaj. Në një lokal, në afërsi të bashkisë Memaliaj kanë mbetur të vrarë tre persona me kallashnikov.
Ka humbur jetën Shyqo Kalemi, Marsel Cela, Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.
Dyshohet se “shënjestra” e këtij atentati ka qenë Shyqo Kalemi, por plumbat kanë kapur kamerierin dhe një klient në lokalin që humbën jetën nga breshëria e plumbave.
Një person i katërt Artur Kalem 57 vjeç që gjendej gjithashtu në vendngjarje ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në spitalin e Gjirokastrës në reanimacion
Disa minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur gjetjen e një makine të djegur në zonën e Mallakastrës, e cila dyshohet se u përket autorëve të masakrës.
Motivet e ngjarjes
Autorët dyshohet të jenë nisur për një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eleminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëlletërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve që besohet se janë identifikuar. Sipas njoftimit zyrtar në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.
Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjej automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve. Policia gjithashtu ka ngritur postbllok kontrollesh në të gjitha akset që mund të përdoreshin prej autorëve për t’u larguar në bashkëpunim edhe me drejtoritë e policisë së qarqeve, Fier, Vlorë dhe Berat.
/Shqip.com