Emisarët koordinohen për hapat e ardhshëm, Lajçak së shpejti në Kosovë

Dy emisarët e emëruar për çëshjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë, ai i SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe i BE-së, Miroslav Lajçak, janë dakorduar për hapat e ardhshëm për procesin dialogues.
Lajçak përmes Twitterit ka deklarur se me emisarin Escobar kanë biseduar e janë koordinuar për agjendën në prag të takimit të ardhshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.
Tutje, ai ka shkruar se është e nevojshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet ekzistuese që janë arritur në të kaluarën në procesin e dialogut.
After yesterday’s High-level meeting, 🇺🇸 Deputy Assistant Escobar and I sat down to coordinate next steps in the run-up to the next meeting. Agreed on the importance of agreeing on implementation modalities and the need to implement all existing Dialogue agreements. pic.twitter.com/XL4VQKF73e
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023
Në një cicërimë tjetër, emisari Lajçak ka publikuar pamje nga takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, duke shkruar se me këtë të fundit është biseduar për modalitetet e zbatimit.
Përveç tjerash, Lajçak ka paralajmëruar një vizitë së shpejti në Kosovë, duke theksuar se për gjithçka që është rënë dakord, duhet të zbatohet pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Followed up on yesterday’s Dialogue meeting with DPM @BislimiBesnik. Looking forward to my visit to Kosovo soon to discuss implementation modalities. Highlighted the importance of agreeing on the implementation annex to guarantee that everything agreed will be implemented. pic.twitter.com/z4t1MDHVhs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023
Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, ku është publikuar si i plotë Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Evropian planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian.
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
/Shqip.com