“Emirates Stadium” – “kështjellë e pathyeshme”

Në “Emirates Stadium” tifozët po hyjnë të entuziasmuar dhe po dalin të gëzuar.
Fitorja nuk është më diçka e papritur për Arsenalin.
“Gunners” kanë mposhur Leeds United, me rezultat të thellë 1-4 për të vulosur edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalojnë.
Pas vetëm 16-të minutave lojë, ishte Gabriel Martinelli që e dërgoi topin në rrjetë, për të zhbllokuar rezultatin e këtij takmi. Asistues ishte Alexandre Lacazette.
Martinelli shënoi edhe një herë, kur po zhvillohej minuta e 28-të, kësaj radhe asisti u dhurua nga Granit Xhaka.
Për të shkuar në pushimin në mes pjesëve të qetë u përkujdes Bakayo Saka, me golin e shënuar në minutën e 42-të.
Ani pse u përpjekën shumë, e gjitha çka mundën të bëjnë vendasit deri në fund, ishte shënimi i golit të nderit, me anë të Raphinas.
Në anën tjetër, skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta shënoi edhe një herë, për 1-4. Autor i golit ishte Emile Smith-Rowe.
Tashmë, Arsenali është në pozitën e katër në Premierligë, me 32 pikë të grumbulluara, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.
Nëntë më pak se Manchester City që është lider.
Forma dhe renditja aktuale, i siguron atyre një biletë për Ligën e Kampionëve – nw sezonin e ardhshëm, por deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 18-të ndeshje.
Kurse, Leeds po vazhdon me formë të dobët. Tashkmë, kye kip pozicionohet në vendin e 16-të, me 18-të pikë të grumbulluara. /Shqip.com