Emina Çunmulaj reagon ashpër për vrasjen e 18-vjeçares shqiptare nga Tuzi

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka reaguar për vrasjen e vajzës 18-vjeçare, Shejla Bakija nga Tuzi.
Ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e babait.
Në lidhje me këtë, Emina ka kërkuar që vrasësi të dalë para drejtësisë dhe rasti mos të vazhdojë në heshtje.
Ajo postoi disa Instastory ku i bëri thirrje popullit në Mal të Zi, të marrin pjesë në protestën, e cila do të mbahet para ndërtesës së policisë në Tuz.

“Çohu Malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, ka shkruar modelja për rastin tragjik.
Autori i vrasjes, Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me armë këdo që i doli përpara.

Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës./SHQIP.com