Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është bërë nënë për herë të tretë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Emina përmes një postimi në Instagram.
“Zemra ime është e mbushur. Njeriu im i vogël, tashmë më keni mësuar kaq shumë gjëra. Nuk kishte të bënte me atë se kur do të lindje, ishte kur donit të vinit dhe më mësuat se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshironi, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë’ shkroi ajo në fotografinë e publikuar.
Pas dy vajzave, Emina Çunmulaj ka sjell në jetë një djalë të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef Nazarian.
Emina ka disa vite që është martuar më bashkëshortin e saj dhe deri më tani ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetërit./SHQIP.com