Sport Ndërkombëtar

Emery dhe misioni i tij ndaj Liverpoolit

Trajneri i Villarreait, Unai Emery

Unai Emery ka një mision të vështirë përpara vetes: ta rikthejë rezultatin ndaj Liverpoolit.

Strageu spanjoll – i priu “nëndetëses së verdhë” në fitoret ndaj Juventusit dhe Bayern Munchen.

Është vetëm një hap larg nga finalja.

The Estadio de la Cerámica: Home of Villarreal CF | by Villarreal CF |  Villarreal CF | Medium
Estadio Ceramica

“Estadio de la Cerámica” është arena ku Villareali do e kërkojë fitoren – me fillim nga ora 21:00.

Skuadra spanjolle pësoi humbje 2-0 në “Anfield Road” në ndeshjen e parë dhe favorit në letër janë “The Reds”.

Por, spanjollët nuk kanë se çka të humbin.

Madje, Emery pas disfatës në Angli – tha se “javën tjetër do shihni një lojë komplet ndryshe. Liverpooli do të vuaj”.

Fusha e gjelbër do e tregojë të vërtetën.

Fakti që spanjollët luajnë në shtëpi është një fije shprese, pasi aty – janë mposhtur vetëm një herë në këtë sezon të Championsit – nga Manchester United.

Sa i përket formës në kampionat, Villarreali gjendet në vendin e shtatë në tabelë, me vetëm 52 pikë të grumbulluara. Pra, nuk ka siguruar dot as biletën për në Europaligë.

Në anën tjetër, Liverpooli po “lufton” në të dyja frontet.

West Ham United v Liverpool: Team news - Liverpool FC
Liverpool

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp – pozicionohet në vendin e dytë të Premierligës, me 82 pikë. Vetëm një më pak se Manchester City që është lider.

Takimi i sontëm do jetë një test i radhës për anglezët dhe një ndeshje “jetë a vdekje” për spanjollët.

Njëra skuadër do e lëshojë “Estadio de la Cerámica” si finaliste. /Shqip.com