Sport Shqiptar

Elvira Dushku – Sekretare e Përgjithshme e FBK-së edhe për katër vite

Elvira Dushku

Elvira Dushku do të jetë edhe katër vite – Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit që bordi i FBK-së e ka mbajtur për vitin 2021.

Këtë njoftim e ka dhënë FBK-ja përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thuhet se “Këtë vendim Bordi i FBK-së e ka marrë pas performancës së shkëlqyeshme të Dushkut në mandatin e saj të parë në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së.

Kryetari Fetahu dhe anëtarët e Bordit të FBK-së i kanë dëshiruar suksese edhe më të mëdha Dushkut në mandatin e saj të dytë”.

Ndërsa, e lumtur për faktin që do jetë në këtë post edhe për katër vite është shprehur edhe vetë Dushku.

Në një postim në Facebook, ajo është shprehur falenderuese ndaj të gjithë njerëzve që i ndihmuan në këtë rrugëtim.

“Sigurisht se këtë sukses nuk do ta kisha arritur pa mbështetjen e pakursyer të Kryetarit Fetahu, anëtarëve të Bordit, stafit të zyrës ekzekutive të FBK-së, si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë, duke përfshirë këtu edhe të gjitha grupet e interesit të FBK-së.

Familja, shoqëria dhe mentoret, kanë luajtur rol shumë të madh në sukseset e mia, për të cilën gjë u jam mirënjohëse përjetë.

Sot jam shumë krenare me të arriturat në Federatën e Basketbollit të Kosovës, me standardin e punës që e kemi vendosur në zyrën ekzekutive, me raportin që e kemi krijuar me të gjitha grupet tona të interesit, por të gjitha këto i kemi arritur me shumë mund dhe sakrifica, e që falë këtyre, sot e kemi një Plan Strategjik (2021-2025) të cilin në vitin e parë të fillimit të zbatimit të tij, mund të themi se i kemi realizuar pritshmëritë konform këtij plani.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "FIBA Basketball TIME "OUT2.0 Co-funded by by the Erasmus+ Programme of the European Union molten TIMETRO"
Elvira Dushku

Qeverisja e mirë, llogaridhënia dhe transparenca do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes në punën time edhe në mandatin e dytë në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Federatës së dytë më të madhe dhe më të suksesshme sportive në vendin tone”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përveç pozitës aktuale në FBK, ajo është edhe anëtare e FIBA Europe Youth Commission që nga viti 2019, po ashtu shtë anëtare e Bordit Drejtues në Ligën UNIKE, anëtare e Bordit në KUSA (Kosovo United States Alumni) dhe mentore në kuadër të iniciativës “SIGA Global Mentorship Programme For Aspiring Young Female Leaders in Sport”. /Shqip.com