Teknologji

Elon Musku lëshon ultimatum për punëtorët e Twitter

Drejtori ekzekutiv i Twitter, Elon Musk, të mërkurën u lëshoi ultimatum punonjësve të Twitter.

Ai përmes një email-i u tha punonjësve se ata duhet të vendosin – nëse duan të qëndrojnë dhe të punojnë me orë të gjata dhe me intensitet të lartë ose të largohen nga kompania.

Një ultimatum që vjen pasi ai tashmë pushoi nga puna afërsisht gjysmën e punonjësve social.

Punonjësit duhet të plotësojnë një formular të Google deri të enjten, për të treguar nëse duan të qëndrojnë në Twitter dhe të jenë të gatshëm të punojnë intensivisht.

“Duke shkuar përpara, për të ndërtuar një përparim në Twitter 2.0 dhe për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më konkurruese, do të duhet të jemi jashtëzakonisht të fortë. Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë notë kaluese”, ka shkruar Musk në email.

Gjithashtu javën e kaluar, Musk njoftoi se do të ndalonte punën nga distanca.

/Shqip.com