Elizabeth Growing, këshilltarja politike e Kurtit jep dorëheqje nga zyra për komunitete

Elizabeth Katherine Gowing ka dhënë dorëheqje nga pozita në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook.
Megjithatë ajo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e këshilltares politike për Çështjet e Komuniteteve.
“Jam krenare që vazhdoj si Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, me koordinimin e punës jetike për komunitetet e Kosovës, ruajtjen e kushtetutës së Kosovës si një demokraci moderne funksionale dhe sigurimin që paratë publike shkojnë aty ku duhet. Më vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ndjeva se mund ta ruaj integritetin dhe të vazhdoj të punoj me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, ka shkruar ajo në Facebook.
/Shqip.com