Elita Rudi i bashkohet “Për’puthen”?

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, do t’i bashkohet emisionit të dashurisë “Për’puthen” të shtunën, por sigurisht jo si konkurrente.
Elita do të zë njërën nga ulëset pranë Arian Konomit, pra do të marrë pjesë si opinioniste në formatin “Prime” që transmetohet çdo të shtunë.
Lajmin e ka bërë të ditur autorja e programit Olsa Muhameti e cila ka deklaruar në Instagram-in e saj se kjo vjen pas “javësh komunikim me Elitën”.

Elita disa herë në Instastory ka publikuar pjesë nga emisioni “Për’puthen” që nënkupton se ajo e ndjek këtë format dhe sigurisht kjo do ta bëjë më të lehtë analizën dhe komentimin e saj për konkurrentët dhe situatat që krijohen mes tyre.
Ndryshe, Elita kohëve të fundit ka qëndruar larg studiove televizive pasi është nënë e dy fëmijëve të cilët, si çdo fëmijë, kërkojnë angazhim dhe shumë kujdes./SHQIP.com