Elgit Doda zbulon befasinë e Luizit për Kiarën në ditën e Shën Valentinit?
Publikuar:
(14.02.2023 12:27:50)

Dashuri në mes të Luizit dhe Kiarës është duke u rritur.
Ai ka premtuar një befasi për moderatorën në ditën e Shën Valentinit, që sipas tij do të mbes në histori.
“Të martën do e shohin se çfarë është, do të bëjë një gjë që do të mbesë në histori për shumë gjatë, është diçka që nuk e ka bërë askush në asnjë Big Brother”, ka thënë Luizi.
Por, surprizën duket se e ka zbuluar producenti Elgit Doda, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Luizi ka përgatitur një këngë për Kiarën dhe në postimin e tij Elgiti ka paralajmëruar: “Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.”

/Shqip.com