Elaine Thompson-Herah e artë dhe rekordmene
Publikuar:
(07.08.2022 08:17:26)

Elaine Thompson-Herah ka siguruar medaljen e arit – në 200 metra sprint.
28-vjeçarja,e cila po ashtu – të mërkurën fitoi edhe në 100 metra, ishte superiore dhe ishte shumë para nga Nigeria Favor Ofili dhe Christine Mboma e Namibisë.
Koha e saj e fitores prej 20.02 sekondash është një rekord i ri i Lojërave të Commonwealth – duke e kaluar 22.09 sekonda të vendosur nga Shaunae Miller-Uibo.
Fitorja e Thompson-Herah erdhi vetëm disa orë pasi bashkatdhetarët e saj Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe Shericka Jackson, kampione të botës përkatësisht në 100 metra dhe 200 metra, kishin arritur fitore mbresëlënëse një mijë milje në lindje në – “Diamond League” në Poloni.