“El Pistolero” vazhdon të jetë pa ekip
Publikuar:
(17.07.2022 23:06:57)

“El Pistolero” është ende pa punë.
Me 35 vjet në supe – Luis Suarez nuk e ka gjetur ende skuadrën ku do e vazhdojë karrierën e tij.
Së fundmi ai është parë duke stërvitur në ambientet e FC Barcelonës, së bashku me Cesc Fabregas.
Uruguaiani ishte në radarin e River Plates dhe Aston Villës – por nuk ka vendosur ende për të ardhmen.
Teksa, kohë më parë vetë ai – kishte deklaruar se dëshiron të luaj në Evropë.
35 vjeçari zhvilloi po aq ndeshje – në kampionatin e fundit të La Ligës, teksa shënoi 11-të gola dhe asistoi dy herë./Shqip.com