“El Matador” – afër transferimit në La Liga
Publikuar:
(19.07.2022 14:32:13)

“Estadio de la Cerámica” do të jetë shpëtia e re e vrasësit nga Uruguai.
Edinson Cavani ka arritur marrëveshje me Villarrealin – sipas shumë mediave spanjolle.
Sulmuesi 35 vjeçar ishte lojtar i lirë dhe kjo e bëri edhe më “joshës” për skuadrën e udhëhequr nga Unai Emery.
“El Matador” është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.
Në sezonën e fundit i zhvilloi vetëm 15 ndeshje me “Djajtë Kuq” – teksa realizoi dy gola dhe pati një asistim.
Cavani – tashmë ka 35 vjet në supe. /Shqip.com