Sport Ndërkombëtar

“EL Classico” pa Benzema-n

Karim Benzema duke festuar golin në El Clasico

Karim Benzema do të mungojë në “El Classico”, për shkak të lëndimit në gjurin e majtë.

Francezi nuk ushtroi me pjesën tjetër të grupit në sesionin e fundit rikuperues para derbit, raporton ‘Goal.com‘.

Klubi madrilen është nikoqir i Barcelonës, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.

Sulmuesi u lëndua në sfidën përballë Mallorca-s së Muriqit, ku u detyrua të zëvendësohej, edhe pse rezultati ishte 0:3 për “mbretërit”.

Lëndimi i Benzema-s, ndaj Mallorca-s

Rikthimi i tij nuk dihet saktë, futbollisti me prejardhje algjeriane nuk do të paraqitet as në miqësoret e marsit për “Gjelat”, por mundet të kthehet për ndeshjen kundër Chelsea-t, që vlen për Ligën e Kampionëve.

Benzema është aktualisht top golashënuesi i La Ligës spanjolle me 22 gola, dhe ka shërbyer bashkëlojtarët duke regjistruar 11 asiste.

Reali i Madridit prit në elitën e futbollit spanjoll me 66 pikë, kurse Barcelona gjindet e treta me 51 pikë, por që ka zhvilluar një ndeshje më pak. /Shqip.com