EKSKLUZIVE: Ndryshon lista e Kosovës, ftohet edhe një lojtar i Ballkanit dhe një i Luganos

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka bërë dy ndryshime në listën e Kosovës, raporton Shqip.com.
Sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi është ftuar nga Giresse sikurse Kreshnik Hajrizi i Luganos.
Shqip.com gjithashtu mëson se nga lista janë larguar Toni Domgjoni i Vitesses.
Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës ka hequr nga faqja zyrtare listën e Përfaqësueses së Kosovës për miqësoret me Armeninë dhe Ishujt Faroe.
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, të premten ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.
Për këto miqësore, që zhvillohen në Prishtinë gjatë javës së ardhshme, Giresse ka ftuar 20 futbollistë, por nuk ka përfshirë emrat kryesorë si Vedat Muriqi, Milot Rashica e shumë të tjerë. Ka ftuar edhe katër futbollistë të Superligës, Lindon Emërllahun e Lumbardh Dellovën të Ballkanit, si dhe Ilir Krasniqin e Llapit e Muharrem Jasharin e Dritës.
Sulmuesi Jetmir Topalli që po tregon formë të mirë te Istanbulspori është ftuar.
Shqip.com ka raportuar ditë më parë ekskluzivisht se do të ftohet Jetmir Topalli.
Grumbullimi i Kosovës nis të hënën në mbrëmje në Prishtinë, ndërsa më 16 nëntor do ta luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë.
Tri ditë më vonë, Kosova do të përballet edhe me Ishujt Faroe, ndeshje këto që do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këto miqësore, do t’i shërbejnë trajnerit Giresse për tra përgatitur ekipin për kualifikimet e Evropianit 2024, cikël ky që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës ka hequr nga faqja zyrtare listën e përfaqësueses së Kosovës për miqësoret me Armeninë dhe Ishujt Faroe.

/Shqip.com