Ekrem Memnun e merr timonin e Prishtinës

Timoni i KB Prishtinës – nga sot është në duart e trajnerit Ekrem Memnun.
Strategu turk, me prejardhje nga toka dardane – e merr drejtimin e bardhekaltërve për të dytën herë në karrierë.
Të njëjtën punë, ai e kishte marrë – nga viti 2003 deri në 2005.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit – në rrjetin social Facebook.

“Ekrem Memnun rikthehet në shtëpinë e kampionëve të cilën e drejtoi për 2 vite (2003-2005). Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke e Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si trajner i Anadolu Efes, Daruşşafaka dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat)”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Memnun ka punë të madhe para vetës, pasi që dy vite radhazi në Kosovë është duke “sunduar “ Ylli.
Ai ka një CV mjaftë të pasur, sepse posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015). /Shqip.com