Ekipi i tretë në botë, ENCE mposhtë Bad News Eagles
Publikuar:
(11.05.2022 20:43:40)

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është mposhtu nga ENCE në PGL Antwerp Major.
ENCE ka mposhtur skuadrën nga Kosova në dy Maps.
ENCE është e treta në renditjen botërore, por BNE pati një paraqitje fantastike dhe nuk u mposhtën deri në raundin e 16-të.
Map i parë ishte mjaft i barabartë, por në fund Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 16:1.
Në të dytin, ENCE ishin të jashtëzakonshëm, duke e fituar atë map me rezultat 16:9.
Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.
Momentalisht, ekipi kosovar ka dy fitore dhe dy humbje, kurse nesër do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare./Shqip.com