Ekipi i ri, Lewandowski i vjetër
Publikuar:
(11.09.2022 16:23:04)

Skuadrën e ka ndërruar, por “zanatin nuk e ka harruar”.
Robert Lewandowski po vazhdon të dhurojë gola.
Sulmuesi polak e ka tundur rrjetën nëntë herë – me fanellën e Barcelonës .
Teksa – ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në total.
Lewa – shënoi hat-trick – në Ligën e Kampionëve – ndaj Viktoria Plzen. Teksa, gjashtë herë ka realizuar në La Liga – askush nuk ka më shumë.
Në emrin e tij – janë regjistruar edhe dy asistime – për të treguar që vlera e tij në fushën e gjelbër është e madhe.
Ndeshjen e rradhës – ai do e zhvillojë me 13 shtator, kundër Bayern Munchen – në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
34 vjeçari ka kontratë me Barçën – deri në vitin 2016, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 45 milionë euro./Shqip.com