Ekipi i muay thait të Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror
Publikuar:
(03.05.2023 22:24:49)

Ekipi i muay thait të Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 5 deri më 15 maj 2023, mbahet në Bangkok të Tailandës.
Ekipi përbëhet nga garuesit Arbos Maliqi dhe Lindon Demiri, shkruna Komiteti Olimpik I Kosovës, përcjell Shqip.com.
Para nisjes, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur kryetarin e Federatës së Muaythait të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, të cilit i ka uruar suksese në Botëror.
/Shqip.com