Sport Shqiptar

Ejupi: Rahoveci synon të ketë performanca më të mira se stinorin e kaluar

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i Superligës së Kosovës  në basketboll, skuadrat tashmë kanë filluar përgaditjet.

Kapiteni i Rahovecit, Visar Ejupi, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për fillimin e stinorit.

“Përgatitjet i kemi filluar më 15 gusht, ndërsa këto dy javët e fundit jemi me intensitet të lartë dhe çdo gjë po shkon sipas planit të trajnerit. Jemi shumë të kënaqur me stërvitje, por edhe të gatshëm ta fillojmë kampionatin”, është shprehur Ejupi për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ejupi synon që të përmisojnë paraqitjet e stinorit të kaluar.

“Synimet tona për këtë vit janë ta bëjmë një kampionat më të mirë se sa ai që e lamë pas, të tregojmë lojë të mirë dhe kualitative me lojtarët e ri, që kanë ardhur në ekip, po ashtu edhe me trajnerin Muhammed Thaqi, ku çdo ditë më shumë na motivon me punën që e bën”, ka theksuar Ejupi.

Ndeshja e parë për Rahovecin do të jetë ndaj kampionit aktual Golden Eagle Yllit./Shqip.com