Rozë

Einxhel zbulon planet për sezonin e ri televiziv

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxheh Shkira, është mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo është në pritje të ëmbël, dhe shpesh poston momente nga jeta e saj.

Ndërkaq, së fundmi, përmes një postimi në “Instagram”, prezantuesja ka treguar se sezonin e ardhshëm televiziv do të këtë një projekt të saj.

Në video Einxhel është shprehur se këto premtime nuk do të mbahen vetëm në rast të ndonjë shtatzënie të dytë.

“Kjo nuk do të thotë që nuk do kemi një projekt televiziv sezonin e ardhshëm”, tha Einxhel.

“Do kemi shumë madje. Vetëm nëse mbes prapë shtatzënë s’mbaj përgjegjësi për premtimet e mia”, shkroi ajo sipër videos.

Einxhel dhe Dagz presin të bëhen prindër të një djali.

/Shqip.com