Rozë

Einxhel Shkira i shpeshton vizitat në Prishtinë, publikon foto

Einxhel po komentohet shumë edhe pas përfundmit të formatit “BBV” ku ishte një nga katër finalistet.

Brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë ajo nisi lidhjen me dj-n nga Kosova, Arbër Gumnishtën apo ndryshe i njohur si Dagz.

Einxhel Shkira

Lidhja e tyre po vazhdon ende duke iu ecur si është më së miri. Madje, moderatorja shqiptare i ka shpeshtuar vizitat në Prishtinë.

Einxhel ka publikuar disa imazhe ku u shfaq në një set elegant ngjyrë shampanjë.

Si finaliste e “BBV”, Einxhel ka fituar drejtimin e një emisioni në Top Channel që ka në fokus vajzat dhe gratë që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen dhe që kanë nevojë për mbështetje, emision ky i mundësuar nga “Fondacioni Dritan Hoxha”./Shqip.com