Rozë

Einxhel reagon pas komenteve që ajo është shtatëzënë

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po komentohen mjaft shumë që kur kanë dal jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Einxhel ka kohë prej kur po përmendet në media për një shtatëzëni të parë.

Ndërkaq së fundmi në rrjete sociale është shpërndarë një foto e saj ku shihet duke ecur bashkë me Dj Dagz.

Ajo u komentua se e kishte barkun e fryrë dhe se ishte shtatëzënë.

Mirëpo, për këtë ka reaguar edhe vetë Shkira, përmes një postimi në Twitter.

“Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, ka shkruar Einxhel.

Einxhel dhe Dagz, shihen shpesh të shoqëruar me njëri-tjetrin.