Rozë

Einxhel dhe Sarah nuk flasin me njëra-tjetrën?

Sara, PM, Dagz dhe Einxhel

Dj Pm dhe Dj Dagz kanë hyrë në Big Brother si një person i vetëm, pasi ata edhe ishin shokë të ngushte.

Ata brenda në shtëpi kanë gjetur edhe parterët, ku kanë vazhduar edhe jashtë programit.

Por, siç duket parterët e tyre, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira nuk i kanë raportet e mira.

Fillimisht në “Big Brother”, Sarah dhe Einxhel kishin miqësi me njëra tjetrën, por pas daljes nuk janë parë më bashkë në asnjë nga koncertet e djemve.

Madje, Sarah edhe pse nxorri një video me Pm që po shkonin tek festa e gjinisë të bebit të Einxhel dhe Dagz, nuk ka postuar asnjë foto apo video me ta.

Gjithashtu asnjë urim në rrjetet sociale, siç ndodh zakonisht.

Nga ana tjetër Einxhel dhe Dagz kanë postuar sot foto me familjarët dhe miqtë, ku shihet se PM në foto është vetëm./SHQIP.com