Rozë

Einxhel dhe Dagz tregojnë kuptimin e emrit të djalit të tyre

Einxhel dhe Dagz tashmë janë bërë prindër të një djali.

Dyshja e Big Brother Vip Albania ku edhe filloi dashuria e tyre, e kanë emëruar djalin e tyre me emrin ‘Trev”.

Por, në emisionin e fundit në “Zemër Luana”, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira kanë treguar se çfarë kuptimi ka emri i djalit të tyre.

“Jemi inspiru në trevat shqiptare, nga fjala ‘trevë’. Ne menduam që Trevi të ishte ‘treva jonë’, copa jonë e që të kishte Kosovën dhe Shqipërinë brenda”, thotë çifti.

/Shqip.com