Rozë

Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Einxhel dhe Dagz po shijojnë romancën e tyre të nisur brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ka kohë që në mediat rozë thuhej se çifti po bëhen prindër, ku shkas për këtë u bë fraza e Einxhel në urimin e Dagz “Ne të duam ty”.

Ndonëse asnjëri nuk u pronuncua për media, por burime të afërta të moderatores kanë rrëfyer për Prive se ajo është shtatzënë në javën e 16-të.

Nuk dihet se kur çifti do ta bëjë publike, presim së shpejti një deklaratë prej tyre./Shqip.com