Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër- merr vëmendje komenti i Dj Pm-it
Publikuar:
(15.08.2022 20:47:44)

Para pak minutash Einxhel konfirmoi shtatzëninë duke postuar një video bashkë me Dagz , teksa ajo tregonte barkun e rrumbullakosur.
Ndonëse javë më parë çifti mohuan zërat rreth shtatzënisë së moderatores, tanimë nuk kanë pse ta fshehin.
A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)
Në videon që postoi Einxhel vëmendje mori komenti i Dj Pm-it mikut më të mirë të Dagzit që ndryshe e konsiderojnë njëri-tjetrin edhe si vëllezër.
“Eyyy Eyyy po bona axhi Pm tash, urime, urime”, ka shkruar Pajtimi.

Komenti i tij për pak minuta arriti qindra pëlqime nga ndjekësit e Einxhel.
Përveç Pm kanë komentuar edhe disa nga ish-banorët e Big Brother Vip./Shqip.com