Rozë

Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku

Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos, vazhdon të komentohet ende.

Ka qenë Olsi ai që ka konfirmuar ndarjen në një intervistë duke pranuar se i munojnë njëri-tjetrit.

Mirëpo, Egli ka folur me ndjekësit për herë të parë për këtë temë, mbrëmjen e djeshme.

“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë.

“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, ka shkruar Egli.

/Shqip.com