VIDEO/ Egla trazon sërish rrjetin, dalin pamjet duke shëtitur te “Komuna e Parisit”?
Publikuar:
(02.04.2024 14:04:16)

A do të rikthehet Egla Ceno apo jo në shtëpinë e Big Brother?
Kjo është pyetja që shqetëson më së shumti fansat e saj, ndërsa përgjigjet do të merren në spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Megjithatë, ka shumë dyshime që aktorja të mos jetë mbajtur në izolim, siç pretendon produksioni i Big Brother, në spotin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Iconstyle ka publikuar pamje të Eglës, që shihet në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, në shoqërinë e tre personave të tjerë. Vetëm e izoluar nuk duket…
/Shqip.com