Egla jashtë shtëpisë, vendimi që pritet për Meritonin dhe Ilnisën

Ditën e sotme Big Brother Vip ka përjashtuar Eglën nga Big Brother pas sjelljeve të saj të pahijshme.
Pas debatit të mbrëmshëm me Meritonin dhe Ilnisën, Egla i ka hedhur në kokë Meritonit gotën e verës duke i prerë kështu vetes biletën e skualifikimit.
Ndërkohë që nga ana tjetër po pritet vendimi se si do të ndëshkohen nga Big Brother çifti Meriton-Ilnisa. Nuk përjashtohet si opsion dërgimi i tyre në nominim të martën pask disa herë radhazi kanë thyer rregullat në shtëpi.
Vendimi i përjashtimit të Egla Cenos erdhi pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.
Pasi iu komunikua vendimi i “Vëllait të Madh”, Egla tha se pajtohej me të, duke shprehur edhe pendesë për atë që kish bërë.
Ajo përcolli edhe një mesazh se askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve.
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.
/Shqip.com