Egan Bernal: Çiklisti kolumbian ‘super i lumtur’ për rikthimin pas një aksidenti gati fatal

Fituesi i dyfishtë i “Grand Tour Egan Bernal”, Egan Bernal thotë se është “super i lumtur” që i rikthehet garave pas një aksidenti gati fatal.
Kolumbiani goditi një autobus të palëvizshëm me shpejtësi të lartë teksa udhëtonte në vendin e tij të lindjes në janar, shkruan BBC.
Rikthimi i tij të martën me Ineos Grenadiers në Turin e Danimarkës e pa atë dy minuta pas fituesit të fazës së parë Olav Kooij.
“Jam shumë i lumtur që do të garoj përsëri. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe të ndihmoj ekipin këtu,” tha Bernal.
“Sapo po i rikthehem ritmit. Po rifitoj besimin tim”.
Bernal pësoi lëndime në shpinë, këmbë, gju dhe gjoks në aksident dhe iu nënshtrua një operacioni të dytë në shtyllën kurrizore në shkurt.
Ai u kthye në biçikletën e tij vetëm dy muaj pas aksidentit.
“Për pak sa nuk vdiqa, por falënderoj Zotin për këtë test.
“Pas asaj që më ndodhi në janar, ky ka qenë momenti që kam pritur – të garoj sërish me shokët e skuadrës”.
Sipas drejtorit sportiv të Ineos Grenadiers, Gabriel Rasch, Bernal ka pasur një qëndrim pozitiv gjatë gjithë kohës.
“Nuk ka pasur asnjë ankesë nga Egan, asnjë negativitet fare,” tha ai.
Bernal do të garojë sërish të mërkurën në fazën e dytë të eventit.