Art Jetese

Efektet e specit djegës në trupin tonë

Speci djegës ka veti kuruese në trupin e njeriut dhe sjellë plot efekte pozitive sidomos në stinën e vjeshtës ku viruset janë shumë të përhapur.

Në këtë artikull do ju sjellim 4 veti shembuj të ndikimit që do të ketë në trupin tonë kur hamë spec djegës.

1. Speci djegës ndikon në humbjen e dhjamit në trupin e njeriut, por rrisin dhe energjinë.

2. Nëse keni dhimbje në trup, speci djegës ul dhimbjet, prandaj specialistët sugjerojnë se kapsaicini mund të targetojë një substancë të veçantë në trurin tone, e cila është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbjes, duke e mashtruar trurin për ta injoruar dhimbjen

3. Ngrënia e specit djegës rrit imunitetin tuaj duke shtuar në trup antioksidantët. Speci djegës na mbron nga baktriet nga gripi apo virozat e stinës.

4. Ngrënia e specit djegës rrit jetëgjatësinë. Një studim tregoi se ata të cilët kishin ngrënë djegës 6-7 ditë në javë, kishin një normë vdekshmërie 14% më të ulët.

/Shqip.com