Lajme

Edtstadler: Kosova të njihet nga 5-shja, të avancohet dosja e aplikimit për anëtarësim

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler
Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka bërë një reagim të gjatë në profilin e saj zyrtar, duke kërkuar kritikuar BE-në se s’ka bërë shumë në mbajtjen e premtimeve për rajonin. Ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edtstadler ka thënë se gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë përgjatë vitit 2024 thotë se duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja austriake, gjithashtu ka kërkuar të bëhet progres real me anëtarësimin e Malit të Zi para zgjedhjeve të brendshme në Bashkim Evropian.

Në pikën katër të propozimit të saj, Edstadler ka përmendur edhe Kosovën dhe dialogun për normalizim me Serbinë. Politikania austriake ka thënë se duhet të bëhet progres me anëtarësimin e Serbisë dhe me avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim gjithashtu para zgjedhjeve të brendshme.

“Progres në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë dhe procesimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të BE’së ( ndërlidhur me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE dëshiron të prijë, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është imperativ”, thuhet në pikën 4 të propozimit austriak.

Edtstadler ka potencuar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta marrë drejtimin në rajonin e Ballkanin Perëndimor atëherë pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së.

“Jam plotësisht i bindur se familja evropiane nuk është e plotë pa gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një aktor gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”, ka shkruar ministrja austriake.

/Shqip.com