Edon Zhegrova shënon golin e parë në Ligue 1
Publikuar:
(06.03.2022 18:53:41)

Pritjes i erdhi fundi.
Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë në Ligue 1.
Sulmuesi shqiptar u inkuadrua nga banka rezervë dhe arriti që ta tundë rrjetën – kundër Clermont Foot.
Kohë më parë – ai e bëri edhe debutimin e tij në Ligën e Kampionëve – kundër Chelseat.
Zhegrova – paraprakisht ishte pjesë e Baselit, teksa në afatin kalimtar të janarit iu bashkua kampionëve të Francës.
Sa i përket takimit, Llile triumfoi me rezultat të pastër 4-0.
Për skuadrën kundërshtare – Clermont Foot për 80 minuta luajti Elbasan Rashani, por nuk arriti që të lë shenja./Shqip.com