Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Publikuar:
(14.06.2023 08:19:40)

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të vazhdojë edhe sot, në Hagë.
Gjykimi, ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të nis nga ora 09:00.
Dje ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili ka folur për Gardën Kombëtare, për të cilën tha se nuk ka pasur informacion se kur është formuar ky njësit, por që detyrë e tyre ishte sigurimi i zonës operative në atë kohë.
Seancat gjyqësore po vazhdojnë shumicën e kohës në sesion të mbyllur.
/Shqip.com