Lajme

Edhe Shqipëria u bën thirrje shtetasve të saj të largohen urgjentisht nga Ukraina

Edi Rama, kryeministri i Shqiprisë

Shqipëria u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen sa më shpejt nga Ukraina, për shkak të paralajmërimeve se ky shtet mund të pushtohet nga Rusia “në çdo moment”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njoftim të bërë të shtunën, ka këshilluar po ashtu të mos udhëtohet drejt Ukrainës ku ekziston rreziku për luftë.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se sa është numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë.

Deri më tani vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Estonia, Norvegjia e Holanda, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu.

Autoritetet e Kosovës deri më tani nuk kanë bërë ndonjë thirrje të tillë./SHQIP.com