Edhe pse nuk shkoi në dasmën e Arbanës, Luizi ka disa fjalë
Publikuar:
(18.06.2023 19:45:15)

Moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në Toskana të Italisë.
Dasma ishte e organizuar në një mënyrë private, pasi çifti kanë porositur të ftuarit të mos publikjnë fotot e video nga ceremonia.
Dasmën e Arbanës dhe Eduartit e ka komentuar edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili nuk ishte në dasmë, pasi ndodhet në një turne koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një video story në Instagram, Luizi zgjodhi një mënyrë të veçantë për të uruar çifitn.
“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam në dasmën e Arbanës dhe Eduartit është ai momenti kur t’i thonë a do ti Arbana ta marrësh Eduartin për burrin tënd dhe fillon”, tha Luizi në video.
/Shqip.com