Lajme

Edhe një shkollë nesër do të fillojë mësimin në Gjakovë

Foto e ilustruar

Shkolla “Emin Duraku” në Gjakovë ka njoftuar se nesër do të fillojë procesin mësimor.

Një gjë e tillë po bëhet pavarësisht se pjesa më e madhe e shkollave janë në grevë.

“Mësimi për ciklin e ulët do të fillojë nga dita e enjte me, 15.09.2022 nga ora 13.00 dhe klasa parafillore nga ora 9.00. Fëmijë të dashur, ju priftë e mbara në rrugën e diturisë !”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe shkolla “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë ka filluar sot mësimin, kështu duke e ndërprerë grevën në arsim që ka filluar që nga 25 gushti.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo shkollë gjatë ditës së djeshme u tha se kjo po bëhet për të mirën e nxënësve.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Kelmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt” – njofton Sh. F “Kelmend Rizvanolli.

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022