Rozë

Edhe një këngë tjetër nga Fifi brenda javës

Fifi

Artistja nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, kohëve të fundit është mjaft aktive me projekte muzikore.

Fifi, ka paralajmëruar këngën e radhës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo ka bërë të ditur se të premtën në ora 15:00, do të publikojë këngën e re.

Kënga titullohet “Refuzuar”.

Ndërkaq, ajo ditë më parë publikoj edhe këngën “Dehur”, në bashkëpunim me Markel Goga.

Duket se këngët e fundit të Fifit janë edhe pjesë e albumit, të cilin e kishte paralajmëruar vetë këngëtarja.

/Shqip.com