Edhe një humbje për Lakers

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje – në udhëtim te new Orleans Pelicans – me rezultat 108-116.
Më i dalluari në parket te mysafirët ishte Brandon Ingram – që shënoi 26 pikë, bëri pesë asistime dhe shtatë kërcime.
Teksa, për vendasit edhe në këtë takim – më efikasi ishte LeBron James.

“King James” shënoi 39 pikë, asistoi pesë herë dhe bëri nëntë kërcime.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Russell Wesbrook – duke shënuar 18 pikë, asistuar gjashtë herë dhe bërë shtatë kërcime.
Pas kësaj fitore, Pelicans gjenden në vendin e nëntë të Konferencës Perëndimore.

Një pozitë më lartë se Lakers – që po zhvillojnë një sezon për tu harruar.
Lider i kësaj konference mbeten Phoenix Suns – që kanë arkëtuar 61 fitore dhe janë mposhtur vetëm 14-të herë.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Warriors 115 – 123 Wizards
Timverwolves 112 – 134 Celtisc
76ers – 104 – 114 Suns
Jazz 100 – 114 Mavericks
Hornets 119 – 110 Nets